Jon Dahl Tomassoni nuk do të jetë më selektor i Suedisë.

Trajneri që e çoi Suedinë në divizionin B të Ligës së Kombeve vitin e kaluar, është shkarkuar pas rezultateve të dobëta në kualifikimet e Kupës së Botës sivjet.

Një ditë pas disfatës me rezultat 1-0 ndaj Kosovës, Tomasson është shkarkuar nga pozita.

Vendimi u mor të martën, sipas raportimit të gazetës suedeze Sportbladet.

Drejtori i futbollit i Federatës Suedeze të Futbollit, Kim Kallstrom, i ka telefonuar kapitenët e ekipit kombëtar dhe ua ka njoftuar atyre vendimin.

Tomasson kishte nëntë fitore, dy barazime dhe shtatë humbje në 18 ndeshje në drejtimin e Suedisë. Dy prej humbjeve, atij ia shkaktoi Kosova.