Kosova dhe Serbia do ta kenë fokusin e Grenell për dialogun, kjo nuk do të ndryshojë – konfirmojnë nga Zyra e tij

Emisari special amerikan Richard Grenell do të vazhdojë punën e tij lidhur me çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi për informim i zyrës së tij, Dick Custin, në përgjigjen e tij për Klan Kosovën, kur u pyet për angazhimin e Richard Grenell pas përfundimit të detyrës në Shërbim të Inteligjencës në SHBA.

”Ambasadori Grenell ka qenë – dhe vazhdon të jetë i përqendruar në bashkëpunimin me Kosovën dhe Serbinë”.

”Ne nuk presim që të ndryshojë”, është shprehur ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Custin ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit të Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, se zgjidhja përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që do të zëvendësonte Rezolutën 1244.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se “të gjithë janë të mirëpritur për të kontribuar me ide, që do të ndihmonin stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e Serbisë dhe Kosovës”.