Kosova del në nxehje para ndeshjes me Malin e Zi

Kosova tashmë ka zbritur në “Fadil Vokrri” dhe lojtarët po bëjnë nxehjet e nevojshme para ndeshjes me Malin e Zi.

“Dardanët” do të kërkojnë vetëm fitore ndaj Malit të Zi, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Në rrugën drejt realizimit të ëndrrave, Kosova do të ketë sonte edhe lojtarin e 12-të në fushë, përkrahjen e madhe të tifozëve në “Fadil Vokrri”.

Tashmë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare dhe Kosova do të luajë me fanella të kaltërta.

Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Shala, Berisha; Rashica, Celina, Hadërgjonaj; Muriqi.

loading…