Kosova arrin në Ishujt Faroe, në hotel u pritën nga një familje kosovare

Kosova ka arritur në Ishujt Faroe para se të përballet me kombëtaren e ishujve të dielën duke filluar prej orës 18:00.

Kosova e kërkon fitoren e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku mban vendin e parë me 7 pikë në Ligën D të Grupit 3.

Pas një udhëtimi bukur të gjatë me aeroplan, Kombëtarja a ka arritur në Ishujt Faroe përkatësisht në qytetin Torshaun, dhe u akomodua në hotelin “Foroyar”.

Pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale përzgjedhësi i Kombëtares Bernard Chalandes do të mbajë konferencë për media, ndërsa Kombëtarja në orën 18:00 do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Në hyrje të hotelit, lojtarët e Kosovës u pritën nga një familje kosovare, dhe fëmijët e kësaj familje ishin të veshur me flamuj të Kosovës, ku pastaj me ta presidenti i FFK-së Agim Ademi e bëri një fotografi, dhe i falënderoi për mikpritjen.