Kosova arrin edhe fitoren e dytë, Rashica shënon dygolësh ndaj Maltës

Kosova e ka kaluar me sukses edhe ndeshjen e dytë miqësore të qershorit.

“Dardanët” triumfuan 1:2 ndaj Maltës në ndeshjen e zhvilluar në Austri.

Rashica e shënoi golin e parë në minutën e 18-të pas një aksioni model të ekipit.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Malta e barazoi rezultatin përmes Shaun Dimech.

Por, më pas ishte Rashica që ia siguroi fitoren ekipit të Challandes me golin e realizuar në minutën e 84-të.

Kështu, Kosova i kalon me sukses dy ndeshjet e para miqësore të qershorit.

Pas këtij takimi, Kosova udhëton në Antalya të Turqisë ku do të luajë me Guinenë dhe Gambinë më 8 respektivisht 11 qershor.