Kosnett uron Kryetaren e re të Kushtetueses: Mbesim të përkushtuar ta ndihmojmë Kosovën që ta forcojë sundimin e ligjit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar gjyqtaren, Gresa Caka-Nimani, për pranimin e detyrës së re si Kyretare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kosnett ka thënë se pavarësia e gjyqësorit është një gur themeli i çdo demokracie elastike dhe se SHBA-të mbeten të përkushtuar për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës për të promovuar dhe forcuar sundimin e ligjit, shkruan Reporteri.net.

“Urime gjyqtares Gresa Caka-Nimani për pozicionin e saj të ri si President i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pavarësia e gjyqësorit është një gur themeli i çdo demokracie elastike dhe ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të promovuar dhe forcuar sundimin e ligjit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gresa Caka-Nimani ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga kryetarja e deritanishme, Arta Rama-Hajrizi.

Pas pranimit ceremonial të detyrës, ajo nënvizoi rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe rolit të saj përcaktues në ruajtjen e rendit e kushtetues dhe vlerave kushtetuese, balancimin dhe ndarjen e pushteteve, avancimin e sundimit të ligjit e rendit demokratik, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës