Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett përmes Twitter-it, ka zgjedhur që sot të flasë për sundimin e ligjit në Kosovë duke dhënë edhe disa kritika në këtë fushë.
Kosnett ka shkruar se e mirëpret caktimin e tri seancave gjyqësore për çështjen e veteranëve të luftës, duke e cilësuar si një hap përpara për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
“Është mirë të shohësh që janë caktuar tri seanca gjyqësore radhazi në dhjetor për çështjen e mashtrimit me pensione nga veteranëve të luftës- një hap përpara për rolin e drejtësisë në Kosovë.” ka thënë Kosnett i cili poashtu e ka vlerësuar lartë çështjen e moszvarritjes së këtij procesi.
“Qytetarët meritojnë një gjyqësor që i merr parasysh rastet në kohën e duhur, pa pasur javë ose muaj ndërmjet seancave”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Good to see war veterans’ pension fraud case proceeding with the scheduling of three consecutive-day trial sessions in December –a step forward for #RuleOfLawInKosovo. Citizens deserve a judiciary that hears cases in a timely way without weeks or months between sessions. pic.twitter.com/DGrtsTdfIk
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) November 1, 2019
Konsett ndërkaq ka pasur kritika sa i përket dështimit të gjykimit në rastin Toka, duke e vlerësuar si performancë zhgënjyese nga gjykatat.
“Është zhgënjyese performance e dobët e gjykatës që bëri që të pandehurit që janë nën kujdestarinë e shtetit të mos ishin të pranishëm në seancën e fundit të rastit Toka. Respektimi i sundimit të ligjit nënkupton respektimin e procedurës”, ka shkruar
Disappointing that poor court performance led to defendants under state custody not being present in the most recent hearing of the Land Case. Respecting rule of law means respecting procedure. #RuleOfLawInKosovo pic.twitter.com/gvn1PJ4LMu
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) November 1, 2019







