Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur detaje nga takimi i ambasadorit amerikan, Philip Kosnett dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Në njoftim, ambasada ka theksuar se Kosnett është i sigurtë që ‘Kosova ka ligjet dhe burimet që i duhen për të luftuar korrupsionin dhe që të implementojë drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët, pa ndoënjë tretman special për personat me lidhje në politikë’, transmeton Ballkani.info.

“Por problem nuk është ligji, problem është politika. Amerikanët po flasin pasi që janë të angazhuar për ardhmërinë e Kosovës. A e kanë vullnetin politik liderët kosovarë që t’i kthejnë fjalët në vepra dhe të mos përzihen në punësime dhe procese të drejtësisë? A besojnë qytetarët në demokracinë e Kosovës në atë masë sa të presin veprime konkrete?”, shkruan në njoftimin e ambasadës.

Në fund të njoftimit shkruar: Meqë ra fjala, kush po mungon në këto fotografi? Kosova do të ketë sukses kur të udhëheqin gratë. /Ballkani.info

Postimi i plotë: