Trajneri i Arsenalit, Unay Emery së shpejti pritet ta marrë një shtysë shtesë në repartin defansivë, pasi që kapiteni i “The Gunners”, Laurent Koscielny i ka zhvilluar 45 minuta në ndeshjen e Arsenalit U23 ndaj Burnley U23.

Koscielny është rikthyer në fushë pas 7 muajve, derisa për herë të fundit ishte paraqitur në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa Leauges, kundër Atletico Madridit.

Lëndimi në thembër i pamundësoi 33 vjeçarit prezencën në Kampionatin Botëror që u mbajt në Rusi verën e kaluar, kompeticion në të cilin kombëtarja e tij, Franca u shpall kampion.

Skuadra U23 e Arsenalit u mposht 5-0, ndërsa 4 golat e Burnley U23 u shënuan pas daljes nga loja të Luarent Koscielnyt.

Koscielny e ka filluar sezonin e tij të 9-të te “The Gunners”, ndërsa numëron 324 paraqitje dhe 24 gola me londinezët, te të cilët u konfirmua kapiten pavarësisht faktit se ishte i lënduar për një kohë të gjatë.