Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos njoftoi se Mali i Zi tashmë “ka mbyllur më shumë se gjysmën e kapitujve të negociatave”.

Kos shkroi se këtë të martë të rëndësishme për zgjerimin, vendi ballkanik “mbylli kapitujt për Politikën e Konkurrencës dhe Bashkimin Doganor, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18 nga 33 kapituj negociues”.

“Reformat në kuadër të këtyre dy kapitujve nënkuptojnë funksionimin sipas të njëjtave rregulla si në pjesën tjetër të Bashkimit Europian, me më pak barrë administrative dhe më pak kontrolle në kufij, duke krijuar që sot më shumë mundësi si për bizneset malazeze, ashtu edhe për ato europiane”, shkroi ajo në një postim në X.

“Tani është koha për t’i intensifikuar reformat dhe për ta çuar Malin e Zi deri në vijën e finishit”, shtoi ajo.

Montenegro has now closed more than half of its negotiating chapters.

On this Super Tuesday for Enlargement, it closed the chapters on Competition Policy and the Customs Union, bringing the total to 18 out of 33 negotiating chapters.

Reforms under these two chapters mean… pic.twitter.com/QU07mzXDng

— Marta Kos (@MartaKosEU) July 14, 2026