Korrupsioni në rusi, zyrtarja e Ministrisë së Jashtme vjedh 1 milion dollarë

Presidenti rus, Valdimir Putin, asesi nuk po arrin t’i fus nën kontroll zyrtarët e korruptuar të Qeverisë së tij.

Së fundi, mediat ruse raportojnë, se një zyrtare e ambasadës ruse në Iran ka zhvatur rreth 1 milion dollar nga taksat që janë paguar për viza dhe shërbime tjera.

Paret zyrtarja i kishte futur në një kuti të pijes së famshme ruse “Vodka” duke i nxjerr nga ndërtesa e ambasadës ruse në Iran.

Këtë lajm për mediat ruse e ka konfirmuar edhe qeveria ruse, duke pranuar se para që u vodhën nga ndërtesa e Ministrisë së Jashtme ishin pagesa për shërbime konsullore.

Një zyrtar i qeverisë ruse, që nuk deshti t’i përmendej emri, tha se një çështje penale kundër një llogaritari mashtrues, punonjës në ambasadën ruse në Iran, është dërguar në gjykatë.

Mediat në rusi e identifikuan si llogaritarja e ambasadës ruse në Iran, Natalya Agaltsova, që ishte zhvendosur nga paraburgimi në arrest shtëpiak në gusht të këtij viti. Partneri i saj po mbahet si dëshmitar i çështjes. Të gjithë këtë skandal qeveria ruse e ka mbajtur të fshehur.

Administrata e Putinit shpesh përfshihet në skandale korrupsioni dhe zhvatje. Së fundi Koloneli i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, Kirill Cherkalin, kishte përvetësuar nga korrupsioni mbi 70 milionë dollarë dhe 16 milionë rubla (mbi 250 mijë dollarë) duke i fshehur në banesën e prindërve të tij.