Prishtinë

Korporata Rugove dhe QKLKGJ Jeta/Vita përmbyllin kampanjën për vetëdijesimin kundër kancerit të gjirit

Më 20 tetor në Prishtinë u mbajt manifestimi vetëdijësues kundër kancerit të gjirit ku bashkorganizatorë ishin Korporata Rugove.

Përgjatë muajit tetor Korporata Rugove u bashkëngjit në tubimet e hapura në shtatë komuna të Kosovës me qëllim të shpërndarjes së informatave për rrezikun e kancerit të gjirit dhe mënyrat e zbulimit të hershëm.

Gjithashtu, Korporata Rugove tashmë ka instaluar aparate uji ne Institutin Onkologjik të Kosovës dhe ka filluar furnizimin me ujë në këtë institut për pacientët, familjarët dhe personelin që kujdeset për pacientë.