Koronavirusi sërish prekë Prishtinën, ndeshja rrezikon të anulohet

FC Prishtina ka pranuar testet për “COVID-19” nga Gjibraltari dhe lajmet nuk janë aspak të mira për kampin ‘bardhekaltër’.

Sërish ka raste pozitive edhe në ekipin e ri të kryeqytetasve, derisa tashmë ndeshja është në rrezik për t’u zhvilluar, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com

Emrat dhe numrat e futbollistëve që kanë dalë pozitiv në testin për ‘koronavirus’ ende nuk janë bërë të ditur, mirëpo nga ajo që mësohet tashmë është se delegati i ndeshjes po komunikon me dy klubet për ta marrë vendimin përfundimtar në lidhje me zhvillimin apo moszhvillimin e ndeshjes.

Kjo është hera e dytë për Prishtinën që i ndodh një gjë e tillë, pasi që edhe në udhëtimin e parë kishin rezultuar tetë futbollistë pozitiv dhe ekipi ishte detyruar të bëj prapaktheun brenda ditës.

Kryeqytetasit kishin huazuar gjithë futbollistët nga ekipet tjera të Superligës, madje kishte ndryshuar edhe stafin, vetëm e vetëm për ta zhvilluar ndeshjen.

Orët në vijim priten të jenë vendimtare për fatin e klubit kryeqytetas.