Prej pak orësh ka spekulime se koronavirusi i ri ka hyrë edhe në një prej institucioneve më të rëndësishme në vend: në kryeministri. Denoncimi është bërë edhe nga Partia Demokratike.
Ish-deputeti Bardh Spahia shkruan se në kryeministri pritet të bëhet tamponim i gjerë gjatë ditës së sotme.
Denoncimi i Spahisë
COVID EDHE NE KRYEMINISTRI
Çfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri?
Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social.
28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.
Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?
Kush e ka përgjegjësinë për këtë?
Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se çfarë ndodh në institucionin që drejton! Është modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.







