Koronavirusi i mori jetën 15 personave, katër nga ta janë nga Prizreni, këto janë moshat e viktimave

Brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

E Komuna me fatalitetin më të lartë është Prizreni me 4 viktima nga koronavirusi, shkruan Ballkani.info.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç).