Korona virusi “paralizon” edhe kampionatin e këtij shteti evropian

Evropa është e përfshirë nga ankthi që vjen prej koronavirusit. Infeksioni është shpërndarë tashmë në shumë vende dhe pasojat është duke i vuajtur edhe bota e sportit. Veçanërisht Italia, ku përhapja e koronavirusit ishte e madhe.

Në fundjavën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa këtë herë është vendosur që një pjesë e madhe e sfidave të zhvillohen me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve. Në këtë gjendje alarmi, edhe Federata zvicerane ka vendosur të mos zbresë në fushë për këtë fundjavë.

Kështu, të gjitha ndeshjet e parashikuara këto dy ditë janë anuluar për të qenë në kushte sa më të larta sigurie dhe për të mos ndihmuar shpërndarjen e virusit famëkeq.