Koreografia e Herthas dhe tifozëve të tyre për 30-vjetorin e rënies së “Murit të Berlinit” ishte thjeshtë brilante

Organizimi i klubit gjerman, Hertha Berlin, për ndeshjen e javës së 11-të ndaj RB Leipzig ishte brilant dhe me shumë domethënie.

Klubi kryeqytetas ishte nikoqir i RB Leipzigut në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Bundesliga.

Data e kësaj ndeshje ka përkuar me 30-vjetorin e rënies së “Murit të Berlinit”, i cili ndante Gjermaninë.

Dhe kjo datë, e mbetur thellë në kujtesën e popullit gjerman ka bërë që nikoqirët të bëjnë një organizim të veçantë.

Para ndeshjes derisa dy skuadrat ishin të gatshme të fillojnë ndeshjen, në mes të fushës ishte një mur, i cili mbahej nga disa njerëz dhe më pas që u rrëzua në kujtim të 30-vjetorit të rënies së “Murit të Berlinit”.

“Të bashkuar kundër murit. Të bashkuar për Berlinin”, shkruan në murin e improvizuar.

Edhe tifozët e Herthas gjithashtu kishin organizuar një koreografi brilante, ku një mur gjigant ishte pjesa kryesore e tij.

Ky organizim i klubit gjerman ka lënë mbresa tek të gjithë duke u vlerësuar lartë në mediat sociale.

loading…