Kopshti “Gëzimi Ynë” hapet të hënën pasi ishte mbyllur shkaku i infektimit të tetë mësueseve

Zyrtarë të IKSHPK’së kanë konfirmuar për Express se kanë rekomanduar hapjen e kopshtit “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, i cili ishte mbyllur para dy javësh shkaku i infektimit të tetë mësueseve.

Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një rekomandim përmes një shkrese ku thuhet se Kopshti rekomandohet të kthehet në Skenarin A, nga 23 nëntori.

Tutje kërkohet të respektohen kriteret dhe rekomandimet e MSH’së dhe IKSHPK’së.