Kontratë pune për regjistrimin e fëmijës në institucione parashkollore, Avokati i Popullit: Diskriminuese!

Avokati i Popullit konstaton se kërkesa për kontratën e punësimit të prindërve, e vendosur nga disa komuna gjatë publikimit të konkurseve për pranim në institucione parashkollore si dhe vërejtja e tyre se aplikimet pa këto dokumente nuk do të shqyrtohen është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ Nr.19/2016.

Me këtë rast Avokati i Popullit konstaton se kërkesa që prindërit të paraqesin kontratat e punës për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore është diskriminuese dhe trajtim i pabarabartë para ligjit.

“Avokati i Popullit vërejti se kërkesa për kontratën e punësimit tё prindërve, e vendosur nga disa komuna gjatë publikimit tё konkurseve për pranim në institucione parashkollore, si dhe vërejtja e tyre se aplikimet pa këto dokumente nuk do tё shqyrtohen është në kundërshtim më Udhëzimin Administrativ Nr. 19/ 2016. Për më shumë ky kriter nuk është në pajtim me parimin e ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike. Avokati i Popullit konstaton se kërkesa për prindërit që të paraqesin kontratat e punës për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore është diskriminuese dhe trajtim i pabarabartë para ligjit. Udhёzimi në fjalë nuk ofron siguri juridike, alternativa tё qarta dhe tё përballueshme pёr fëmijët me dëmtime tё rënda, nё mënyrë qё ata t’i gëzojnë tё njëjtat tё drejta si tё gjithë fëmijët e tjerë, më specifikisht tё drejtën e fёmijёve pёr arsim, për mos diskriminim dhe për interesin mё tё mirё tё tyre”, thuhet në komunikatën për media të Avokatit të Popullit.

Në raport thuhet edhe se Avokati i Popullit ka vërejtur edhe se vendosja e këtij prioriteti nga disa komuna ka ardhur nga mungesa e kapaciteteve dhe e burimeve pёr ta akomoduar numrin e madh tё aplikimeve me gjithë vullnetin e tyre pёr t’i pёrfshirё tё gjithё fёmijёt pa dallim.

Komunikata e plotë:

Avokati i Popullit publikoi Raportin Ex officio në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore

Prishtinë, 21 maj 2021 – Avokati i Popullit, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore, publikoi Raportin me rekomandime Ex officio nr. 597/2020 në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MASHT) Nr.19/2016 për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore në Kosovë.

Pas analizimit të legjislacionit përkatës në fuqi dhe rrethanave të rastit vlerëson se Udhëzimi Administrativ Nr. 19/ 2016 (MASHT) për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore në Kosovë nuk është i qartë, konciz dhe se normat përkatëse të tij janë kundërthënëse, nuk kanë konsistencë si dhe nuk janë në pajtim me parimet bazë dhe autorizimet që dalin nga Ligji për Edukimin Parashkollor dhe me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, siç janë: barazia, gjithë përfshirja dhe zhvillimi i gjithanshëm i personalitetit të fëmijëve.

Avokati i Popullit vërejti se kërkesa për kontratën e punësimit tё prindërve, e vendosur nga disa komuna gjatë publikimit tё konkurseve për pranim në institucione parashkollore, si dhe vërejtja e tyre se aplikimet pa këto dokumente nuk do tё shqyrtohen është në kundërshtim më Udhëzimin Administrativ Nr. 19/ 2016. Për më shumë ky kriter nuk është në pajtim me parimin e ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike. Avokati i Popullit konstaton se kërkesa për prindërit që të paraqesin kontratat e punës për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore është diskriminuese dhe trajtim i pabarabartë para ligjit.

Udhёzimi në fjalë nuk ofron siguri juridike, alternativa tё qarta dhe tё përballueshme pёr fëmijët me dëmtime tё rënda, nё mënyrë qё ata t’i gëzojnë tё njëjtat tё drejta si tё gjithë fëmijët e tjerë, më specifikisht tё drejtën e fёmijёve pёr arsim, për mos diskriminim dhe për interesin mё tё mirё tё tyre.

Avokati i Popullit gjithashtu vërejti se vendosja e këtij prioriteti nga disa komuna ka ardhur nga mungesa e kapaciteteve dhe e burimeve pёr ta akomoduar numrin e madh tё aplikimeve me gjithë vullnetin e tyre pёr t’i pёrfshirё tё gjithё fёmijёt pa dallim.

Ky Raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse.

Lexoni raportin e plotë: Raporti-ex-officio-597-2020.pdf