Donis Avdijaj edhe zyrtarisht është lojtar i klubit turk, Trabzonspor.
Talenti i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, do ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Pasi qëndroi disa muaj pa klub, për shkak se Willem II shkëputi kontratën me 22 vjeçarin nw mars, ai është transferuar në Turqi si lojtar i lirë te Trabzonspori.
Klubi turk zyrtarisht ka njoftuar se lojtari ka nënshkruar kontratë 1+3, derisa sipas mediave turke ai do të fitojë 274 mijë euro në sezonin 2019/20.
Kurse, nëse kontrata 1+3 hyn në fuqi në vitin 2020, ai do të fitojë 1.375.000 për tri vitet tjera, deri më 2023.
Kështu, 22-vjeçari duhet të tregojë veten dhe t’i bindë drejtuesit e klubit turk për të qëndruar sa më gjatë te Trabzonspori.







