Në orët e fundit, nga Spanja në Angli ka shpërthyer një lajm që ndikon merkaton e transferimeve në aksin Londër-Madrid.
Po flitet për rikthimin e fuqishëm të Chelsea në garë për Joao Felix, i cili do të largohet nga Atletico Madrid. Një sugjerim që nuk do të ishte i ri për portugezin, duke qenë se ka luajtur tashmë për blutë e Londrës në sezonin 2022-2023, i huazuar 6 muaj.
Sipas asaj që raporton “AS”, çelësi për të arritur tek ai përfaqësohet nga lamtumira e Raheem Sterling. Më konkretisht, Chelsea shpreson që Juventusi, një klub i interesuar për të në javët e fundit, do t’i hapë vend atij, duke qenë se shitja e anglezit do të bënte vend për lojtarin e “Colchoneros”, në një listë tashmë të tejmbushur me teprica.
Ardhja e Pedro Neto, që kushton 60 milionë euro, e detyron trajnerin Maresca ta lirojë anësorin, për të cilin bardhezinjtë kanë marrë tashmë informacione në orët e fundit, sipas asaj që lexojmë, pavarësisht se Giuntoli ngulmon fort te Nico Gonzalez i Fiorentinës. Përveç argjentinasit, bardhezinjtë duan një përforcim të dytë në sulm dhe Sterling është një nga alternativat, së bashku me Sancho, Berardi dhe Francisco Conceiçao.







