Talenti

Konsiderohet si Pirlo i ri, Juventusi afër transferimit të tij

Juventusi është duke e monitoruar nga afër Sandro Tonalin nga Brescia, i cili konsiderohet si Pirlo i ri.

Talenti italian e ka bërë paraqitjen e tij të parë me Italinë në miqësoren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin e kaluar.

Brescia e vlerëson lojtarin për 25 milionë euro, dhe thuhet se Juventusi është skuadra me favorite për ta marrë atë.

Për 18-vjeçarin interesim kanë shprehur Milani, Chelsea e Napoli.

Në këtë stinor, Tonali ka startuar në 13 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime