Konjufca zhvillon bisedë telefonike me homologun italian, Di Maio, i shpreh ngushëllime për viktimat në Itali

Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij italian, Luigi Di Maio.

Në këtë bisedë, Konjufca i ka shprehur ngushëllime për viktmat në Itali të pandemisë Covid-19, ku i uroi edhe shërim sa më të shpejt të infektuarve.

“Di Maio e njoftova për situatën e krijuar nga pandemia në Republikën e Kosovës dhe për masat, të cilat po i ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës për ta ngadalësuar përhapjen e këtij virusi”, ka shkruar Konjufca në një postim në Facebook.

Konjufca tha se u pajtuan që t’i vazhdojnë kontaktet për të shkëmbyer përvojat në këtë betejë të përbashkët botërore dhe për t’i zgjeruar e thelluar edhe më tutje raportet e shkëlqyeshme mes shteteve dhe popujve tanë.

iKy është postimi i plotë i Glauk Konjufcës:

Gjatë ditës se djeshme zhvillova një bisedë telefonike me homologun tim italian, Shkëlqesinë e Tij z. Luigi Di Maio.

Gjatë kësaj bisede i shpreha ngushëllime për viktimat e pandemisë COVID-10 dhe i urova që të infektuarit të shërohen sa më shpejt dhe t’u bashkohen familjeve të tyre. Në emër të Republikës së Kosovës shpreha solidaritetin tonë për betejën që populli italian po e bën me këtë pandemi.

Gjithashtu, z. Di Maio e njoftova për situatën e krijuar nga pandemia në Republikën e Kosovës dhe për masat, të cilat po i ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës për ta ngadalësuar përhapjen e këtij virusi.

Në fund, u pajtuam që t’i vazhdojmë kontaktet tona për të shkëmbyer përvojat në këtë betejë të përbashkët botërore dhe për t’i zgjeruar e thelluar edhe më tutje raportet e shkëlqyeshme mes shteteve dhe popujve tanë