2-shi i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka vlerësuar lartë shefin e kabinetit të tij, që garon për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ilir Kërçelin.

Konjufca ka thënë se ka qenë kënaqësi bashkëpunimi me Kërçelin, si dhe parasheh që atë ta ketë në krah si koleg në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

“E kur jemi te mirëfunksionimi i Kuvendit, desha ta bëj një falënderim të veçantë: një meritë e madhe i takon Ilir S. Kërçelit.

Duke e ushtruar qysh nga fillimi i kësaj legjislature përgjegjësinë e shefit të stafit në kabinetin tim, Iliri dha një kontribut te çmueshëm për reformat në Kuvend. Ai ishte personi kyç edhe për projektin e pajisjeve të reja elektronik”, ka thënë Konjufca në këtë dedikim mirënjohëje.

Kujtojmë që Kërçeli është numri 68 në listën e VV-së./Ballkani.info/

Postimi: