Adnan Rrustemi

Konjufca tallet keq me deputetin e VV-së: S’po di çka ke fol, veç krejt kanë rreh shuplaka (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është tallur keq me deputetin e VV-së, Adnan Rrustemi, i cili ka mbajtur një fjalim të “zjarrtë” para deputetëve.

Në adresimi e tij, deputeti Rrustemi ka mbajtur një fjalim të gjatë, ku vazhdimisht ka ngritur zërin.

Pas përfundimit të fjalimit, të gjithë deputetët e kanë duartrokitur.

Kjo ka bërë që kryeparlamentari Konjufca të tallet pak më të.

Konjufca ka thënë se nuk e ka kuptuar se çka ka thënë deputeti Rrustemi, por të gjithë e kanë duartrokitur.

“Unë s`po di çka ke fol veç krejt kanë rreh shuplaka. Ja mirë, domethënë opozita po e përshëndet”, ka thënë Konjufca.

Tallja e Konjufcës ka nxitur përseri duartrokitke në Kuvend.

Më pas, fjalën e marrë shefi i Grupit të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Mas këtij fjalim të zjarrtë të Adnanit nuk di çka me thanë”, është shprehur Tahiri.