Konjufca: Raportet me Ramën janë lënduar, por me Kurtin do të takohen së shpejti

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se raportet e kryeministrit Albin Kurti, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë lënduar, por sipas tij, nuk janë acaruar sa për të mos u takuar.

Ai tha para mediave të enjten se Kurti do ta takojë “së shpejti” Ramën, pasi sipas tij, kjo duhet të shihet nga pikëvështrimi i interesit mes dy vendeve.