Glauk Konjufca

Konjufca priti në takim ish-presidentin kroat: Kosovën konsiderojeni si shtëpinë tuaj!

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq, të cilin e falënderoi për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.

Madje, Konjufca i tha Mesiqit që kur të vijë në Kosovë, ta konsideroj këtë shtet si shtëpinë e tij.

“Kroacia dhe ju keni dhënë një kontribut të çmueshëm për Kosovën. Ne me Republikën e Shqipërisë jemi vëllezër, kemi marrëdhënie vëllazërore, por kemi fat që kemi miq si ju. Kosovën konsideroni si shtëpinë tuaj”.

Edhe Mesiq falënderoi Konjufcën për pritjen që i bëri.

Takimi mes tyre filloi në ora 11:00 derisa mediat u lejuan që të marrin vetëm pamje në fillim.