Konjufca për sulmin në Gllogjan: Orët janë të gjata për t’i sjellë autorët e këtij krimi para drejtësisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit në Deçan ku janë konfirmuar tre të vrarë, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Konjufca i bëri thirrje organeve të drejtësisë që sa më parë t’i zbulojnë autorët e këtij krimi, duke thënë se orët janë të gjata.

“I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca tha se bashkëndjejnë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale.