Glauk Konjufca

Konjufca: Jasharët zbatuan parimin ideal të jetës, “Liri a vdekje”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se sakrifica madhështore e familjes Jashari e ka ngritur kombëtarisht popullin e Kosovës në nivelin më të lartë të dinjitetit dhe të krenarisë.

Në adresimin e tij në seancën solemne për nder të Epopesë së UÇK-së, ai ka thënë se familja Jashari ka sakrifikuar kolektivisht në luftë të drejtpërdrejt për liri.

Sakrifica madhështore e Jasharajve na ka ngritur kombëtarisht në nivelin më të lartë të dinjitetit dhe të krenarisë. Jasharët në krye me Ademin dhe Hamzën , me bacin Shaban e gjithë familjarët tjerë, gra e burra, pleq e fëmijë u sakrifikuan kolektivisht në luftë të drejtpërdrejt për liri”, ka thënë Konjufca.

Ai ka bërë me dije familja Jashari ka zbatuar parimin ideal të jetës.

Ata kolektivisht e zbatuan parimin ideal të jetës: liri a vdekje. Kur kombi arrin ta përcaktoj këtë princip rënia bëhet liri e liria bëhet domosdoshmëri. Liria është si ajri, por ajo nuk rrinë pezull. Ajo ngrihet mbi themele të forta, kurse rrënjët e saj shtrihen thellë në token e të pareve tanë”, është shprehur Konjufca.