Konjufca ironizon me Ismailin: Uran ti ke qenë ministër para pandemisë, a të ka rrok virusi pak a

Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ironizuar me deputetin e Parisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.

Në seancës ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë, teksa po flitej për nënshkrimin e kontratave me kompanitë për sigurimin e vaksinave, fjalën e ka kërkuar edhe deputeti i PDK-së, Uran Ismaili.

“Uran ti ke qenë ministër para pandemisë. Nuk po e di çka… a të ka rrok pandemia pak a. Po kërkon një replikë deputeti Uran Ismaili”

Kësaj deklarate i ka reaguar edhe Ismaili.

“Na tre ministra jemi e krejt po folin. Nuk e kam se a kam qenë ministër a jo, por ma përmend emrin”, ka thënë Ismaili.