Konjufca i tërheq vërejtjen, Lushtaku thotë se LVV dëshiron që për inat ta lë Drenicën pa ujë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka tërhequr vërejtjen deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, për përdorim të gjuhës jo parlamentare.

Kjo pasi, pozita nuk votoi pro amendamentit të propozuar nga Lushtaku për ujësjellësin në Skenderaj.

Ai tha se ky amandament nuk është votuar nga LVV-ja për inati të Drenicës.

““Fillimisht duhet të shpreh keqardhjen e madhe ndaj këtij votimit që po tregon që partia Vetëvendosje e ka ende një hatër mbetje ndaj një rajoni për shkak të votave që s’ja ka dhënë as në zgjedhjet qendrore as në lokale. Është për turp, dhe ju po e tregoni vetëm fytyrën e vërtetë, që jeni kundër Drenicës, vetëm t’ua rikujtojë që në kohën më të vështirë, edhe aparati serb në krye me Millosheviqin, kanë dasht me na e ndalë ajrin dhe jetën, po s’kanë mujt”, është shprehur Lushtaku.

Ndaj kësaj deklarate të Lushtakut ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Kujdes fjalorin deputet. Është si nuk është,. Është gjuhë jo parlamentare kjo të lutem”, ka thënë Konjufca.

Lushtaku fillimisht gjatë prezantimit të këtij amendamenti ka kërkuar nga deputetë që të votojnë pro, për shkak se siç ai ky projekt është i rëndësishëm për Skenderajn.

“Ky amendament ka një rëndësi të veçantë meqenëse ka të bëjë me ujësjellësin, për një ujësjellës që është larguar nga buxheti i këtij viti për arsye se ka qenë nga 2018 e deri më tani në buxhetin e 2022-ës. Në 2022 fatkeqësisht është larguar fare ky projekt. Janë zhvilluar gjitha procedurat që të fillojë implementimi i këtij projekti por fatkeqësisht Ministria e Planifikimit dhe Infrastrukturës nuk e ka parë të arsyeshme që ky projekt të fillojë të implementohet. Ky projekt është i rëndësishëm për qytetarët e Skenderajt”, ka thënë Lushtaku.

Për futjen në projektbuxhet të këtij amendamenti votuan vetëm 22 deputetë, 52 kundërt dhe asnjë abstenim.