Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë një konference për media ka folur për menaxhimin e situatës me koronavirusin në Kosovë.

Konjufca ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka licensuar laboratorë privatë për kryerjen e testimeve të cilët nuk janë të regjistruar si biznese.

“Ka shumë dyshime për licensimet e laboratorëve të cilët as si biznese nuk figurojnë në ARBK. E ato biznese janë licensuar nga ministri Zemaj për të bërë testime. Krimi nuk po ndalet as në pandemi”, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca po ashtu shtoi se nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe është çështje më aktuale sot sesa kur u nënshkrua para pesë vitesh.