Konjufca e thotë fjalën e fundit: Shkojmë në zgjedhje nëse s’kemi marrëveshje të shpejt me LDK-në

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë sonte se nëse në seancën e 26 dhjetorit, seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, shkohet pa marrëveshje me LDK-në, nuk përjashtohet mundësia që të votohet kryetari i Kuvendit.

Mirëpo, sipas tij, kjo nuk bën të ndodh dhe se pret marrëveshje me LDK-në.

“Megjithatë, ne do të jemi korrekt dhe nuk do të lejojmë që pafundësisht të mos arrijmë marrëveshje me LDK-në. Ne nuk do të veprojmë si PAN-i që zgjati pesë muaj. Dhe nëse LDK-ja pozicionohet sikur në vitin 2017 që nuk dëshironte të fliste as me neve e as me PDK-në, atëherë mbetet e vetmja zgjidhja shkuarje në zgjedhje”, ka thënë Konjufca në Dukagjini, transmeton Ballkani.info.

Këtë, ka thënë ai, nuk e dëshiron VV-ja, por është zgjidhja e vetme.

“Nëse nuk kemi marrëveshje dhe shkojmë në zgjedhje atëherë rrogat për shërbyesit civil nuk do të dalin pas muajit mars, sepse nëse nuk kemi Kuvend, nuk kemi as votim të buxhetit”, ka thënë Konjufca. /Ballkani.info/