Në Kongresin Amerikan, është votuar rezoluta për vrasjen e Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, në vitin 1999 në Serbi. Në Kongres është bërë thirrje për sjelljen para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyqi, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës së sotme është votuar rezoluta për vrasjen e vëllezërve Bytyqi në Kongresin Amerikan.

Aty u bë thirrje për sjelljen para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyqi.

4:32:27 p.m. – #HConRes45 – Ms. Manning moved to suspend the rules. #HConRes45 – “Expressing the sense of Congress regarding the execution-style murders of US citizens Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi in the Republic of Serbia in July 1999.” https://t.co/odbWABazPl

— U.S. House Updates (@HouseFloor) June 21, 2022

Vëllezërit Bytyqi kishin shtetësi amerikane dhe ishin anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ata u vranë në Serbi, pas përfundimi të luftës në Kosovës, derisa ishin në paraburgim në Serbi. Trupat e tre vëllezërve u gjetën në korrik 2001 në një varr masiv që kishte  70 shqiptarë, pranë objektit të trajnimit të Njësisë Speciale Anti-Terroriste (SAJ).

Trupat u gjetën me duar të lidhura dhe me plagë me armë zjarri në kokë.

Më poshtë keni videon nga votimi i rezolutës në Kongresin Amerikan, minuta 50.