Konfirmohet: Trupi i gjetur në rrënojat e aeroplanit është i Emiliano Salas

Trupi i Emiliano Salas është ai që është nxjerrë sot nga rrënojat e aeroplanit që ishte zhdukur në Kanalin anglez më 21 janar.

Pak ditë pasi u gjet aeroplani dhe një trup në të, autoritetet kanë zyrtarizuar se trupi është i lojtarit të Cardiffit Emiliano Sala.

Sala bashkë me pilotin David Ibbotson ishin në bord në momentin kur aeroplani ishte zhdukur teksa lojtari po udhëtonte për t’iu bashkuar skuadrës së re, pas kalimit nga Nantesi.