Konfirmohet raportimi i Ballkani.info: Vjosa Osmani kryeparlamentare me mandat të plotë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka bërë të ditur se me VV-në janë pajtuar se mandati i kryeparlamentarit të jetë i plotë dhe jo njëvjeçar

Mustafa theksoi se kandidati i LDK’së për kryetar të Kuvendit do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e nesërme të Kuvendit.

“Sa i përket kryetarit të Kuvendit është arritur marrëveshja që VV, meqenëse i takon me Kushtetutë dhe me Ligj, ta propozojë kandidatin për kryetar, do të thotë Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë kandidatin e LDK’së për kryetar dhe atë me mandate të plotë dhe jo me mandate të shkallëzuar ose me mandate 1-vjeçar”, tha Mustafa.

Dje Ballkani.info raportoi ekskluzivisht për arritjen e marrëveshje. Në këtë raportim po ashtu u tha se mandati i kryeparlamentarit do të jetë i plotë, pa kthim pas një viti kur të zgjedhet presidenti i ri. /Ballkani.info/