Për shkak të Ushtrisë

Konfirmohet raportimi i Ballkani.info: Veriu i Mitrovicës mbushet me flamuj serbë (FOTO)

Serbët dhe Serbia assesi nuk po mund të pajtohen me faktin se Kosova nesër bëhet me ushtrinë e saj.

Strukturat paralele në veri dhe vetë shteti serb edhe sot kanë tentuar, por sigurisht se nesër pritet të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha që ta destabilizojnë situatën atje në kohën kur do të votohet për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ballkani.info raportoi më herët se një provokim i ri do të ndodhë edhe sonte në veri të Mitrovicës.

“I tërë qyteti i Mitrovicës veriore sonte do të mbushet me flamuj të Serbisë. Kjo fushatë e tyre po bëhet për shkak të votimit të nesërm të ligjeve për Ushtrinë e Kosovës”, thanë burime të Ballkani.info.

Kjo edhe ndodhi. Tashmë lokale, banesa dhe vende tjera publike janë mbushur me flamuj serbë.

Flamujt kishin arritur fillimisht në zyrën e Aleksandar Spiriqit, kryetarit të komunës paralele.

“Këta flamuj kanë filluar t’u jepen familjeve serbe të cilat po udhëzohen që t’i vendosin nëpër ballkona, reklama të lokaleve, shesheve dhe pothuajse gjithkund”, kanë thënë për Ballkani.info burime nga institucionet e sigurisë që po e mbikëqyrin gjendjen në veriun e Kosovës.

Ballkani.info edhe më herët ka raportuar për provokime tjera. /Ballkani.info/