Samedin Mehmeti, më në fund është bërë Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Njeriu i afërt me LDK-në, me mbështetjen e plotë të kryeministrit Haradinaj, i cili i kishte premtuar drejtpërdrejtë se do ta bënte zëvendësdrejtor mes një grupi të gjerë njerëzish, ka arritur të bëhet njeriu i dytë i Policisë së Kosovës.

Ballkani.info kishte raportuar më 19 tetor 2018, saktësisht para tre muajsh, se ishte punë e kryer që Samedin Mehmeti do të bëhej Zëvendësdrejtor i Policisë.

Lexo këtu: https://ballkani.info/njeriu-i-afert-me-ldk-ne-drejt-pozites-se-zevendesdrejtorit-te-policise-me-hapa-te-sigurte/?fbclid=IwAR0OYyLr-6Wh5hpnYUM2umWF5-h6SqQr_7I4zGeR_YvA_P91LkoMhxnTJ0s

I sapozgjedhur Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dikur e kishte zhveshur uniformën dhe ia kishte kthyer për gati 10 vjet shpinën Policisë së Kosovës.

Gati një dekadë të tërë ai kishte punuar me organizata ndërkombëtare për paga më të larta.

Si njeri i afërt me LDK-në dyshohet se kundërligjshëm ishte kthyer sërish në Policinë e Kosovës gjatë qeverisjes së Isa Mustafës.

Pas rreth 10 vjetësh, ai ishte kthyer çuditërisht në gradën e njëjtë si nënkolonel në Policinë e Kosovës.

Ligji për Policinë e Kosovës, në kohën kur e kishte braktisur këtë institucion nënkoloneli Samedin Mehmeti, qartazi e kishte kufizuar rikthimin e atyre që e braktisin vetëm në periudhë përbrenda 4 vjetëve, jo pas gati 10 vjetëve sikurse në rastin e Samedin Mehmetit, derisa në rast kthimi secili prej atyre që kishte grada duhej t’i nënshtrohej procesit të gradimit nga fillimi dhe jo të kthehej me gradën e njëjtë. /Ballkani.info/