Ashtu siç kishte njoftuar ditë më parë Ballkani.info se Vikrtor Kuka do të transferohet të Drenica ashtu edhe doli.
Lexo edhe:
Kuka që edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Suharekës është transferuar tek skuadra nga Skenderaj, ndërsa lajmi është bërë publik sot nga vet faqja zyrtare e Drenicës.
“Viktor Kuka, transferimi i radhës
Ju njoftojmë që drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje më futbollistin më përvojë mbrojtësin Viktor Kuka.
Kuka vjen nga skuadra e Suharekës ku pati paraqitje si titullar në shumicën e ndeshjeve dhe pati një përformancë mjaft të mirë.
Futbollisti prishtinas, këtë edicion do të veshë fanellën kuq e zi në luftën për inkuadrim në Superligë.
Vazhdojmë…”, ka shkruar FC Drenica. /Ballkani.info







