Portal Ballkani.info dje ka raportuar ekskluzivisht se Erdin Hashani, do të jetë trajner i ri i skuadrës së Flamurtarit.

LEXO EDHE:

Ky lajm është konfirmohet sot nga Flamurtari përmes një postimi në Facebook.

“ERDIN HASHANI është trajneri ynë i ri.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin Erdin HASHANI.

Hashani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka arritur rezultate shum të mira me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit.

Klubi dhe Hashani kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Mirë se vjen Erdo🔴⚫️

KF FLAMURTARI”, ka shkruar KF Flamurtari. /Ballkani.info