Konfirmohet| Ky kanal televiziv e transmeton duelin Ballkani – Klaksvik

Kampioni i Kosovës, Ballkani nesër (e enjte) mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” përballet me ekipin nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Skuadra nga Suhareka tashmë është ekipi i vetëm që po përfaqëson Kosovën në garat evropiane.

Për ata që nuk do mund të jenë në shkallët e stadiumit, ndeshja do të transmetohet direkt në RTK.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Radio Televizioni i Kosovës.

Ballkani – Klaksvik nis nga ora 20:00.