Kombëtarja e Kosovës

Konfirmohen tri mungesa të mëdha te Kosova, në dyshim edhe Edon Zhegrova

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për ndeshjet e muajit tetor, ku do të luaj ndaj Andorrës dhe Izraelit.

Dardanët më 12 tetor luajnë në udhëtim te Andorra, derisa tre ditë më vonë presin Izraelin në ‘Fadil Vokrri’, edhe pse kjo ndeshje vazhdon të jetë në dyshim për tu zhvilluar.

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka publikuar ditë më parë listën me futbollistët e ftuar, por tani ka probleme pasi tre lojtarë janë konfirmuar që do të mungojnë.

E situata në prag të ndeshjes me Andorrën për Dardanët nuk është e mirë, duke pasur parasysh faktin se tre lojtarë që ishin pjesë e listës janë lënduar në ndeshjen e fundjavës me ekipet e tyre: Ismajl Beka, Shkëlqim Vladi dhe Leart Paqarada, e mungesa e të cilëve është e konfirmuar.

Ndërkohë në dyshim për këtë ndeshje mbetet edhe sulmuesi Edon Zhegrova mbetet të shihet se si do të rezultojnë testet e fundit mjekësore.

Gliha në konferencën për shtyp ka bërë me dije se ka ftuar mbrojtësin e Torinos, Mërgim Vojvodën.

Kujtojmë se mungesë e madhe për Kosovën është edhe kapiteni Amir Rrahmani i cili është i lënduar, derisa Vedat Muriqi nuk ka drejtë loje me Andorrën shkaku i kartonëve.