Konfirmohen tre lojtarët e parë të Superligës që janë ftuar nga Bernard Challandes

Kosova do ta luajë një miqësore luksi me Suedinë më 12 janar, me ndeshjen e cila do të zhvillohet në Doha të Katarit.

Për këtë takim është premtuar ftesë për disa nga lojtarët më të spikatur në Superligën vendore.

Tashmë tre prej tyre janë konfirmuar që kanë marrë ftesë nga selektori Bernard Challandes.

Bëhet fjalë për Blend Baftiun, Jetmir Topallin dhe Arbër Hoxhën, të tre pjesë e sensacionit të këtij sezoni Ballkanit.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e klubit në Facebook. 

https://www.facebook.com/Ballkani1947/photos/a.1872570076314035/2498140607090309/?type=3