Komuna e Pejës ka një muaj që nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus, shkruan ballkani.info

Deri tani në Kosovë janë testuar mbi 17 mijë persona, ku prej tyre pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 298 persona, me gjithsej 31 raste të vdekjes.

Po ashtu, Komuna e Pejës nuk ka asnjë rast aktiv, përderisa ka shënuar gjithsej 74 raste me koronavirus, ndërsa dy prej tyre kanë vdekur. /Ballkani.info/