Komuna kërkon nga qytetarët dhe banorët t’i largojnë të gjitha veturat nga kjo rrugë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe banorët e rrugës ‘Qamil Hoxha’ se duhet t’i largojnë të gjitha veturat e parkuara nga aty.

Kjo kërkesë u bë për shkak të punimeve në rregullimin dhe rikonstruimin e hapësirës për parkim në këtë rrugë.