Reagimi

Komuna e Skenderajt del me reagim: Për herë të parë u përjashtuam nga organizimi i Epopesë së UÇK-së

Komuna e Skenderajt ka njoftuar publikun se kjo komunë për herë të parë, është përjashtuar nga Këshilli Organizativ, për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

Sipas një njoftimi në Facebook, sipas komunës në fjalë, ata kanë qenë gjithmonë pjesë e organizimit të kësaj Epopeje, duke treguar bashkëpunim të shkëlqyer edhe me qeveritë qendrore, mirëpo, kësaj radhe, nuk janë pjesë në Këshillin Organizativ, shkruan Ballkani.info.

“Përkundër kësaj, Komuna e Skenderajt do të vazhdojë që këtë ngjarje ta shënojë me aktivitete të shumta sipas agjendës zyrtare, e cila do të publikohet të premten në faqen zyrtare të Komunës, në rrjete sociale dhe në media” thuhet tutje, në njoftimin e tyre.

Statusi i plotë: