Komuna e Podujevës u ka borxh banorëve të saj gati 100 mijë euro. Ja kush e ka fajin

Komuna e Podujevës ende nuk i ka paguar borxhet e banorëve të saj që pësuan dëme të mëdha nga fatkeqësitë natyrore.

Dëmet që kryesisht u shkaktuan nga vërshimet gjatë vitit 2018-të në këtë komunë, kapin vlerën deri në 98.500 euro.

Drejtori për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunë Vezir Januzi i tha Ballkanit.info se komuna nuk ka buxhet për kompensimin e dëmeve pasi që Qeveria nuk ka ndarë të holla as për vitin e kaluar e as për vitin 2019-të.

“Deri më sot nuk është ndarë buxhet për këto kategori as për fatkeqësisht natyrore e as nga dëmet që i kemi çdo vit”, bëri të ditur Januzi.

Ditëve të fundit disa fshatra të komunës së Podujevës u përfshin nga zjarri. Të tilla raste në këtë pjesë të Kosovës ndodhin edhe gjatë verës, ku për pasojë pësojnë shumë fermer dhe bujq . Dëmet materiale për ta sipas drejtorit për bujqësi Vezir Januzi, bëhen vetëm përmes subvencioneve që ndanë Qeveria.

“Me këto pak subvencione që i posedojmë prioritet i kemi fermerët të cilët pësojnë nga vërshimet apo zjarret nëpër të mbledhurat e tyre apo në bagëti ”, shtoi i pari i drejtorisë për bujqësi.

Januzi tha se Qeveria zakonisht është dashur të ndaje buxhet për kompensimin e dëmeve komuna në fillim të vitit.

“ Po presim, tash nuk e di kur do të ndahet buxheti as për vitin 2019”, shtoi ai.

Ndryshe, dëme në këtë komunë viteve të fundit banorët kanë pësur nga vërshimet , nga zjarri që shkaktohej nga temperaturat e ulëta apo edhe nga sëmundje të ndryshme të kafshëve që fermëve iu
ngordhnin në ahuj./Ballkani.info/