Komuna e Pejës shpërblen me tender djalin e bashkëpartiakut të Gazmend Muhaxherit DOKUMENT
Biznesmeni nga Peja, që është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po vazhdon t’ia shoh hajrinë partisë së tij, pavarësisht disa tentimeve të dështuara për t’u bërë deputet i Kuvendit.
Komuna e Pejës, që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së, ia ka jap tenderin birit të Brahim Selimajt.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/02/70806753_126632398730835_5495204032945324032_o.jpg)
Isa Selimaj që është pronar i kompanisë “N.P.T. Art- Com”, ka fituar tenderin në vlerë prej 23 mijë e 500 euro për “Rregullimin e infrastrukturës në Çarshinë Gjatë në Pejë (P.N.P.P.NJ.K)”, raporton Ballkani.info.
Ballkani.info ka siguruar kontratën e nënshkruar në mes Komunës së Pejës dhe kompanisë “N.P.T. Art-Com”, pronar i së cilës është Isa Selimaj.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/02/68481100_124708822256526_5583142947165044736_o.jpg)
Në dosjen e tenderit thuhet se kontrata ka qenë e negociuar dhe numri i tenderëve ka qenë vetëm një.
Kontrata në mes Operatorin Ekonomik “N.P.T. Art – Com”, dhe Komunës së Pejës është nënshkruar më 09.08.2019.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/02/71590559_128758591851549_1378926536308031488_o.jpg)
Brahim Selimaj, që është biznesmen nga Peja dhe pjesë e LDK-së, ka fituar kontrata edhe më herët në Komunën e Pejës me kompaninë e tij që merret kryesisht me përpunimin e gurit dhe mermerit dekorativ. /Ballkani.info/
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/02/87963583_195839278403148_4061198303457443840_n.jpg)
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/02/87587660_2547875248818831_3377312731089600512_n.jpg)
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/02/87570750_146006713221623_4010813397862973440_n.jpg)
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/02/87644851_192763328705054_3683299300906893312_n.jpg)