Gjilan

Komuna e Gjilanit po i ndërton 11 rrugë në lagjen “Arbëria”, kosto e investimeve 300 mijë euro

Komuna e Gjilanit po vazhdon me implementimin e programit të madh, në kuadër të realizimit të katërshes së madhe infrastrukturore.

Aktualisht, në lagjen “Arbëria” po ndërtohen 11 rrugë, përfshirë rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit për të përfunduar me asfaltim dhe vlera e këtyre projekteve është mbi 300 mijë euro.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka parë nga afër realizimin e këtyre projekteve me bashkëpunëtorët, ka thënë se gjatë këtij mandati pritet të përmbyllen projektet bazike në infrastukturë.

“Investimet në lagjen “Arbëria” i kemi prioritet, por jemi duke punuar në disa lokalitete dhe fshatra në të njejten kohë. Nuk do të mbetet rrugë pa u asfaltuar dhe po punojmë shumë që secila familje ta ketë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Gjatë këtij mandati qeverisës do t’i përmbyllim të gjitha investimet në infrastrukturën bazike dhe nuk ka me pasë më lloç e vada”, ka thënë kryetari Haziri.