Komuna e Fushë-Kosovës konfirmon 3 raste me COVID-19, janë nga i njëjti fshat

Komuna e Fushë-Kosovës ka publikuar para pak minutash një informatë të re rreth të infektuarve me coronavirus nga kjo komunë.

Sipas faqes së Komunës në Facebook, 3 rastet e konfirmuara me COVID-19 nga kjo komunë janë nga fshati Miradi e Ulët.

“Ju informojmë se situata është nën kontrollë të plotë dhe se nuk ka nevojë për karantinim dhe izolim sepse janë marrë të gjitha masat dhe është rast i izoluar”, thekson Komuna e Fushë-Kosovës.

Dy orë më herët, Komuna e Fushë-Kosovës kishte reaguar ashpër ndaj informacionit të dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për 3 rastet me coronavirus që vijnë nga kjo komunë.